Regjisori, skenaristi dhe producenti i njohur amerikan William Oliver Stone ka vizituar së fundmi Shqipërinë. Ai ka zgjedhur që të kalojë disa ditë pushime në bregdetin e jugut, konkretisht në Jalë.
William Oliver Stone bashkë me bashkëshorten e tij, po qëndrojnë në “Folie Marine” dhe nga fotot duket se po shijon drekën pikërisht në këtë resort.
Stone po qëndron në një dhomë luksoze, çmimi i së cilës shkon në 5000 euro nata. Po flasim këtu për çmimin më të lartë në Shqipëri, por jo vetëm.
Stone është regjisor i mirënjohur në gjithë botën, pasi ka trajtuar tema që nga Lufta e Vietnamit dhe politika amerikane deri te biografitë muzikore dhe dramat kriminale.
Ai ka marrë vlerësime të shumta duke përfshirë katër çmime Oscar, një çmim BAFTA, një çmim Primetime Emmy dhe pesë çmime Golden Globe. Fillimet e karrierës së tij Stone i ka nisur duke shkruajtur skenarin e filmit të famshëm gjatë gjitha kohrave, “Scarface”, ku protagonisti kryesor ka qenë Al Pacino.
Oliver Stone nuk është i vetmi vizitor në “Folie Marine Jalë”, pasi shumë personazhe zgjedhin këtë destinacion më të veçantë në rivierën shqiptare.