“Lojtarët e Italisë i shihja nga TV, doja të masja nivelin tim me ata! Pas golit mendova: ‘Pse nuk po luajmë tani’”? Mitaj: Europiani, fillimi i diçkaje të madhe

Date:

- Advertisement -

Mario Mitaj ka dhënë një intervistë të gjatë për “Gazzetta.gr”, ku ka folur për përvojën e tij me Kombëtaren shqiptare në Europian. Sipas tij, ky turne ishte fillimi i diçkaje më të madhe. Mbrojtësi shqiptar ka kujtuar ndeshjen me Italinë dhe shprehet se ndihej entuziast që do të përballej me lojtarët që ishte mësuar t’i shihte vetëm nga ekrani i televizorit. Përballja me ta ishte një lloj provimi për Mitajn, në mënyrë që të maste nivelin me disa prej lojtarëve më të mirë të Europës.

“Përgjithësisht, unë kurrë nuk jam nervoz kur luaj. Që nga momenti që shkel në fushë nuk jam më nervoz. U ndjeva i lumtur që luajta kundër Italisë. Mezi po e prisja të hyja në fushë, të shihja lojtarët që më parë i shikoja nga televizori. Doja të përballesha me ta dhe të shihja diferencat që mund të kem me ta në nivel. Mendoj se EURO 2024 është fillimi i diçkaje më të madhe.

Ndeshja kundër Italisë ishte më e vështira, sepse shënuam shumë shpejt dhe më pas u mbyllëm pas. Ishte sikur humbëm veten deri në fund të pjesës së parë derisa e gjetëm sërish në të dytën. Nuk e preka shumë topin në pjesën e parë dhe po thoja: ‘pse nuk po luajmë tani’? Mendoj se në atë moment (kur u shënua goli) të gjithë besuan se do ta fitonim. Prandaj u qetësuam, ishte gabimi ynë që u mbyllëm të gjithë. Kur shënuam ne nuk e besonim, ky gol ishte një dhuratë”, ka thënë Mario Mitaj./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

Asllanin e kërkojnë në Bundesligë, klubet gjermane vihen radhë për lojtarin shqiptar

Fisnik Asllani është një emër që po qarkullon në...

Mjeku i spitalit të Klod Allajbeut pengon transferimin e vrasësit të Martinit në paraburgim

Komisioni i Burgjeve ka njoftuar policinë e Tiranës për...

Del Piero kandidat për federatën italiane

Alessandro del Piero mund të jetë presidenti i ri...