“Do të bëjmë kërkesë në UEFA që t’i lidhim këmbët Krosit”, trajneri i Spanjës ngre në qiell gjermanin: Mëkat që do ta lërë futbollin

Date:

- Advertisement -

Mbrëmjen e nesërme do të luhet një nga sfidat më të bukura të këtij Europiani, ajo mes Gjermanisë dhe Spanjës. Trajneri i “furisë së kuqe” i ka thurur elozhe Toni Krosit në konferencën e sotme për shtyp. Luis De La Fuente ka thënë se ka menduar të bëjë një kërkesë në UEFA për t’i lidhur këmbët mesfushorit gjerman. Ndoshta është kjo mënyra e vetme për të shmangur rrezikun që mund të vijë nga çasti në çast si rrjedhojë e klasit të tij.

“Mendoj që Krosi është një kampion. Një lojtar i një niveli superior që nuk duhet ta lërë kurrë futbollin. Është e pakuptueshme ajo që bëri, sepse është ende një lojtar i madh. I ka risjellë talentin, cilësinë dhe karizmën Kombëtares së tij. I ka dhënë besim. Një mëkat që ka vendosur të tërhiqet nga futbolli. Do të më pëlqente ta shihja ende. Kemi menduar t’i kërkojmë leje UEFA-s për t’i lidhur këmbët e Krosit, por nuk e di nëse do të na e lejojnë. E dimë se si është Krosi dhe statistikat e tij spektakolare. Do të kërkojmë të sigurohemi që nuk do të ketë mundësinë për të marrë lehtësisht topin dhe t’i kufizojmë opsionet e pasimit. E përsëris, do të bëjmë apel në UEFA për të parë nëse na lejojmë t’ja lidhim këmbët”, ka deklaruar Luis De La Fuente./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

Asllanin e kërkojnë në Bundesligë, klubet gjermane vihen radhë për lojtarin shqiptar

Fisnik Asllani është një emër që po qarkullon në...

Mjeku i spitalit të Klod Allajbeut pengon transferimin e vrasësit të Martinit në paraburgim

Komisioni i Burgjeve ka njoftuar policinë e Tiranës për...

Del Piero kandidat për federatën italiane

Alessandro del Piero mund të jetë presidenti i ri...