Spanja siguroi kualifikimin për në gjysmëfinale të EURO 2024-s pasi mundi Gjermaninë me rezultatin 2-1 në ndeshjen më emocionuese të këtij turneu. Por nuk munguan polemikat as në këtë përballje. Gjatë pjesës së dytë të kohës shtesë Kukureja ndali dukshëm me dorë një top të goditur nga Musiala. Por arbitri Tejlor, megjithëse ndodhej pranë aksionit, la lojën të vazhdonte normalisht. Mosdhënia e penalltisë hapi diskutime në opinionin sportiv. Por nga përsëritja e pamneve dallohen dy situata që mund të kenë ndikuar në vendimin e marë nga Tejlori.
Fillimisht pozicioni i Fyllkrugut përpara se të pasojë topin te Musiala ngre dryshime për pozicion jashtë loje. Më pas edhe kontrolli topit prej tij ngjall dyshime nëse kishte prekje të topit me dorë. Në këto kushte gjyqtari i ndeshjes vendosi të lejonte lojën normalisht dhe të mos jepte penallti në favor të Gjermanisë. Gjithsesi, në bazë të rregullores, Tejlori duhej të sinjalizonte prekjen e topit me dorë dhe në rast parregullsie në fillimin e aksionit do të ishte VAR-i ai që do ta anullonte.
🚨🚨 NAO FOI PENALTI PRA ALEMANHA.
É irmao, tava tudo errado no lance. O fullkrug ta possivelmente impedido, domina com braço… ta tudo errado. pic.twitter.com/ShaOi1BWtt
— FIFA TRADE BRASIL 🇧🇷 (@FIFATRADEBRASIL) July 5, 2024