Vrasja e ish-efektivit të FNSH-së, Klodiana Lala nxjerr letrën nga burgu të Redion Hysës: S’jam unë autori. Prindërve ua mori jetën Zoti, mua shteti!

Date:

- Advertisement -

Gazetarja e kronikës së zezë, Klodiana Lala ka publikuar sot në rrjetet sociale një letër të Redion Hysës, i cili qëndron pas hekurave pasi akuzohet se është autor i vrasjes së ish-efektivit të FNSH-së, Xhulio Prela. Hysa pretendon se po qëndron padrejtësisht në burg.

Ndërkohë, gazetarja pohon se i riu nuk është autori i vrasjes së efektivit të policisë, duke shtuar se ky rast është ‘shkërmoqje e Reformës në Drejtësi!’.

REAGIMI I GAZETARES
Redion Hysa: Prindërve ua mori jetën zoti, kurse mua po ma merr shteti padrejtësisht
“Më mirë dhjetë kriminelë të lirë, sesa një i pafajshëm në burg”…
Ky është rasti i Redion Hysës, që po mbahet në burg për vrasjen e oficerit të policisë Xhulio Prela.
Nga burgu, Redioni sqaron të vërtetën e tij përmes një letre drejtuar mua si gazetare. Kam pritur institucionet prej më shumë se një vit e gjysmë që të hetojë rastin, por asnjë reagim. Sepse faktet flasin, që Redioni nuk është autori i vrasjes së efektivit të policisë.
Rasti i Redion Hysës, është shkërmoqje e Reformës në Drejtësi!

LETRA NGA BURGU E REDION HYSËS
Përshëndetje znj.Klodiana Lala uroj të jesh mirë. Unë që po të shkruaj këtë letër, jam Redion Hysa, banues në Milot-Kurbin, i datëlindjes 17.05.2001, po ju shkruaj nga IEVP Lezhë burgu “Shën Koll”. Po të drejtohem me këtë letër për arsye se ka një vit që jam burgosur padrejtësisht. Me akuzojnë për një vrasje të një efektivi policie Xhuljano Prela. Prokuroria e Lezhës po më akuzon për një vrasje të cilën se kam bërë unë. Përpara se të më arrestonin, kanë kryer kontroll në banesën time rreth 6-7 herë, ku kontrolli ka qenë i imtësishëm dhe nuk është gjetur asgjë. Me datë 29 dhjetor 2020 policia ka ardhur për kontroll dhe unë janë drejtuar drejt e të një bot me ujë, që ndodhet në një soletë të vogël ku në të u gjetën dy armë, të cilat unë nuk isha në dijeni për to, që ndodheshin të shtëpia imë. Sa për dijeni ai bot uji ka qenë dhe i tejdukshëm dhe ishte fare e lehtë për t’u parë. Një ditë më para që ishin kontroll dhe kontrolluan aty ku ndodhet boti i ujit.
Më datë 29 dhjetor 2020, kur më arrestuan në shtëpi ndodhej edhe djali i xhaxhait, i cili ka qenë mysafir për darkë dhe e arrestuan bashkë me mua. Me sa kam kuptuar unë, ato armë janë hedhur nga dikush, i cili ka informuar edhe policinë.

Prokuroria e Lezhës nuk ka asnjë provë që unë të rezultojë në këtë vrasje, përveç faktit të këtyre armëve që më kanë hedhur në pronën time.
Sipas informacionit që kishte policie, që aty ndodheshin ato armë, nëpërmjet një sms-je, që është dërguar te stacioni i policisë Kurbin dhe asnjëherë nuk është faktuar ky numër nga ka ardhur sms-ja. E kam kërkuar këtë person disa herë të ballafaqohem, por asnjë nuk me jep informacion rreth kësaj dhe prandaj kërkoj ndihmën tënde që të faktohen provat, pasi po me mbërthejnë dhe akuzojnë për një vrasje që se kam bërë dhe as nuk kam asnjë lidhje me këtë ngjarje. Gjendja ime ekonomike është shumë e rënduar dhe skam asnjëri që të merret me këtë çështje, për arsye të një rasti tragjik të jetës time. Fatkeqësi aksidentale me vdiqën nëna dhe babai. Motra e vogël e mitur jeton tek dajat si dhe vëllai që kam mezi po mbijeton. Prindërve ua mori jetën zoti, kurse mua do të ma marrë shteti, padrejtësisht. Prandaj po ju drejtohem juve, e vetmja shpresë që kam, që të mendosh si për fëmijet e tu, në këto kushte që jam të më ndihmosh për zbardhjen e kësaj ngjarje, që po rëndon mbi mya. Do tju jem mirënjohës për gjithë jetën. Sipas informacionit që kam Komisariati i Kurbinit dhe Lezhës, disponojnë fakte reale lidhur me këtë ngjarje dhe autorin i cili e ka bërë krtë krim, por e mbajnë në fshehtësi, sepse dikush është i lidhur dhe inkriminuar me këta persona.
Me respekt
Redion Hysa

(BalkanWeb)

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

“Nuk duam hakmarrje”, flasin mes lotësh prindërit e Martinit

Vrasja tragjike e Martinit 14-vjeçar nga një bashkëmoshatar ka...

Bie nga kati i 10-të dhe humb jetën Klajdi Mancaku, miku i ngushtë i Cllevio Serbianos

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Spanjë, ku...