” I penduari” Dumani me internet në qeli, pezullohen dy policë të burgjeve

Date:

- Advertisement -

Dy policë të burgjeve janë pezulluar nga detyra pasi është konstatuar se kanë shkelur rregullat në raport me Nuredin Dumanin, i cili ka fituar statusin e të penduarit të drejtësisë.

Dumani, dyshohet se nga qelia ku ndodhet, ka përdorur një telefon me internet. Kjo është pohuar edhe nga Alda Nikolli, e cila në një komunikim publik është shprehur se ka folur me Dumanin përmes mesazheve telefonike, dhe platformave online.

Nikolli akuzoi gjithashtu Dumanin si porositësin e lëndës plasëse që iu vu në derën e banesës në Elbasan, atje ku ajo jetonte me motrën e saj.

Reagimi i parë pas denoncimit të Alda Nikollit ishte pezullimi i dy efektivëve të Policisë së Burgjeve, ndërsa nuk dihet nëse do të ketë ose jo një thellim të hetimeve lidhur me çështjen.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

Nelson Hysa mposht me “KO” në raundin e dytë kundërshtarin argjentinas

Në aktivitetin e madh të boksit në Angli ku...

“Nuk duam hakmarrje”, flasin mes lotësh prindërit e Martinit

Vrasja tragjike e Martinit 14-vjeçar nga një bashkëmoshatar ka...