Niveli i futbollit shqiptar lë për të dëshiruar, Vllaznia dhe Tirana i thonë lamtumirë Evropës! Shtatë klube në garë

Date:

- Advertisement -

Kupat e Evropës zhvilluan turin e parë kualifikues, teksa skuadrat shqiptare nuk u treguan të sakta dhe lanë për të dëshiruar. Fakt është se Tirana, Vllaznia, Shkëndija apo edhe Malisheva i kanë dhënë lamtumirën Evropës, ndërsa pjesa tjetër do garojnë në turin e dytë të Conference League.

Egnatia nuk ia doli ndaj Banja Luka të Bosnjës dhe u eliminua nga Champions League, teksa të njëjtin fat patën edhe Tirana me Vllazninë. Nëse Egnatia do vijojë garën në turin e dytë të Conference League, Tirana dhe Vllaznia janë jashtë Evropës. Partizani ia doli të kalonte maltezët e Marsaxlokk dhe do vijojë garën në Conference League.

Ndërkohë nga turi i parë i Champions janë eliminuar edhe kampionët shqiptar të Maqedonisë së Veriut, Struga, kampionët e Kosovës, Ballkani, apo edhe ata të Malit të Zi, Decici i Tuzit.

Edhe Llapi me Dritën do vijojnë garën në turin e dytë të Conference League. Ndërkohë që janë shtatë skuadra shqiptare që kanë mbetur në garë, ku më poshtë gjeni edhe rivalët. Ndeshjet e para të turit të dytë të Conference League luhen më 25 korrik dhe ato të kthimit më1 gusht.

Ndeshjet:

Vikingur Reykiavik – Egnatia

Iberia 1999 (Saburtalo) – Partizani

Ballkani – Hamrun Spartans

Struga – Pjunik Yerevan

Brondbi – Llapi

Breidablik – Drita

S.DH/Shqiptarja.com

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

Del Piero kandidat për federatën italiane

Alessandro del Piero mund të jetë presidenti i ri...

“Këmbëngula që Mitaj të vinte këtu”, ish-trajneri i Francës i thur elozhe: Është shumë i mirë teknikisht

Mario Mita ka zhvilluar një tjetër pataqitje për t’u...