U dhunua nga i dashuri i vajzës që kishte lënë takim, vdes në spital Rigels Kaso

Date:

- Advertisement -

Rigels Kaso, 42-vjeçari nga qyteti i Bilishtit, nuk ka mundur t’i mbijetojë dhunës së ushtruar ndaj tij pak ditë më parë në kryeqytet.

Rreth orës 17:30, ai gjeti vdekjen në spitalin e Traumës. Burime pranë këtij spitali kanë bërë të ditur se 42 vjeçari ka qenë në koma të pakthyeshme gjatë gjithë këtyre ditëve. Gjendja e tij që në momentin e parë të paraqitur në spital ka qenë shumë e rëndë.

Bajram Gjeleshi 34-vjeç dyshohet të jetë autori i dhunimit të Rigels Kasos. Kaso kishte tre ditë që kishte ardhur në kryeqytet, ku nisi që të flasë me mesazhe me bashkëjetuesen e autorit. Por gjatë kësaj kohe Gjeleshi kishte zbuluar sms e shkëmbyera mes tyre dhe duke folur në emër të së dashurës së tij ka lënë një takim me 42-vjeçarin në afërsi të shtëpisë në rrugën ‘Sokrat Miho’.

Kaso ka shkuar në vendin ku ishte lënë takimi me idenë se do të takonte bashkëjetuesen e Gjeleshit, por aty ka takuar këtë të fundit. 34-vjeçari e ka dhunuar Kason me sende të forta duke e lënë të shtrirë në tokë.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

Asllanin e kërkojnë në Bundesligë, klubet gjermane vihen radhë për lojtarin shqiptar

Fisnik Asllani është një emër që po qarkullon në...

Mjeku i spitalit të Klod Allajbeut pengon transferimin e vrasësit të Martinit në paraburgim

Komisioni i Burgjeve ka njoftuar policinë e Tiranës për...

Del Piero kandidat për federatën italiane

Alessandro del Piero mund të jetë presidenti i ri...