U plagos nga tritoli i vendosur në derën e motrave Nikolli, 29-vjeçari në gjendje kome, mjekët: Dëmtimi në kokë, shumë i rëndë

Date:

- Advertisement -

Enea Thomarai, 29-vjeçari që mbeti i plagosur pas shpërthimit të tritolit në derën e fqinjëve të tij në Elbasan, është në gjendje kritike për jetën.

Gazetarja e Top Channel, Alma Demiri mëson se i riu ndodhet në gjendje kome, ndërsa mjekët thonë se dëmtimet që ka marrë në kokë, janë tepër të rënda.

“Fraktura e bazës së kafkës është dëmtim shumë i rëndë, shpesh fatal”, thonë mjekët.

Enea Thomarai mbeti i plagosur, pasi nga shpërthimi në derën e banesës së Alda dhe Xhovana Nikollit, u shkatërrua edhe dera e shtëpisë së tij, pranë së cilës në ato momente ai po kalonte.

Babai i tij me lot në sy u shpreh se i biri mbeti i plagosur në këtë atentat, edhe pse nuk kishte kurrfarë lidhje me objektivin e këtij sulmi të rëndë./TCH

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

Asllanin e kërkojnë në Bundesligë, klubet gjermane vihen radhë për lojtarin shqiptar

Fisnik Asllani është një emër që po qarkullon në...

Mjeku i spitalit të Klod Allajbeut pengon transferimin e vrasësit të Martinit në paraburgim

Komisioni i Burgjeve ka njoftuar policinë e Tiranës për...

Del Piero kandidat për federatën italiane

Alessandro del Piero mund të jetë presidenti i ri...