Atentati me 3 të vrarë në Memaliaj, shënjestra babai i Andrea Kalemit

Date:

- Advertisement -

Një atentat me tre të vrarë ka ndodhur gjatë mesnatës në një lokal në Memaliaj.

Shyqo Kalemi, Gledio Muka dhe Marsel Çela janë vrarë brenda në lokal, ndërsa një person i katërt, vëllai i Kalemit është dërguar në spitalin e Gjirokastrës i plagosur rëndë.

Shënjestër e kêtij atentati ka qenë Shyqo Kalemi, babai i Andrea Kalemit i njohur dhe si Adriatik Kalemi i cili iu ka shpëtuar disa atentateve brenda vitit të kaluar.

Kalemi është akuzuar për vrasjen e biznesmenit Edmond Papa në Sarandë dhe êshtë kushëriri i Aleksandër Sadikajt, i cili mbeti i vrarë pas një atentati mafioz, ku mjeti i tij u hodh në erë afër një qendre tregtare në dalje të Tiranës.

Ndërkohë që dy të vrarët e tjerë janë njëri kamarier dhe tjetri klient i lokalit. Autorët e kësaj ngjarje pasi kanë qëlluar me breshëri automatiku në drejtim të lokalit i cili është në qendër të qytetit janë larguar në drejtim të paditur.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

Asllanin e kërkojnë në Bundesligë, klubet gjermane vihen radhë për lojtarin shqiptar

Fisnik Asllani është një emër që po qarkullon në...

Mjeku i spitalit të Klod Allajbeut pengon transferimin e vrasësit të Martinit në paraburgim

Komisioni i Burgjeve ka njoftuar policinë e Tiranës për...

Del Piero kandidat për federatën italiane

Alessandro del Piero mund të jetë presidenti i ri...