Eric Cantona, legjendë e Manchester United dhe Francës, është mahnitur nga Spanja në Euro 2024. Sidomos nga Lamine Yamal, i cili vetëm pak ditë më parë festoi 17-vjetorin e lindjes.
Adoleshenti i talentuar vijon të vendosë rekorde të ndryshme, ndërkohë që Cantona shpjegon se çfarë i pëlqen më shumë prej vij.
“E adhuroj stilin e futbollit të Spanjës. Sa bukur është të kesh një lojtar si Yamal, sepse kurrë nuk e di se çfarë do të bëjë. Një futbollist që të befason çdo herë që zbret në fushë.
Ai ka një vizion të madh, zotëron teknikë të shkëlqyer dhe ka aftësinë për të marrë vendimet e duhura. E adhuroj!
Ka raste kur shoh një ndeshje vetëm për shkak të një lojtari. Ulem dhe e vështroj gjatë gjithë kohës. Spanja ka lojtarë të mirë, lojtarë të mëdhenj, padyshim.
Por askush nuk është si ai… Topi është një mik, dhe është kaq e mrekullueshme të kesh këtë marrëdhënie me topin. Topi nuk është armik.
Kur sheh Lamine Yamal, vërtet e ndien se topi është një mik. Madje një vëlla”, theksoi Cantona.