Një shpërthim me tritol ka tronditur Pogradecin në orët e para të kësaj të hëne.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:30 në sheshpushimin e një pallati midis katit të parë dhe katiti të dytë, afër hyrjes së banesës së shtetasit Meardi Berberi.
Ky i fundit dyshohet të ketë qenë edhe shënjestra pasi rezulton një person me precedent të mëparshëm penal dhe i dënuar 5 herë që prej vitit 2011, për vepra të ndryshme penale.
Pak më muaj më parë ai ishte liruar nga burgu duke përfituar nga amnistia.
Berberi ka qenë i dënuar për veprat penale:
08.08. 2020″ Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake”.
10.02.2019″ Kundërshtim i punonjësit të policisë”, “Prishje e rendit dhe qetësisë publike”
20.06.2008″ Plagosje e rëndë me dashje e kryer në bashkëpunim” dhe “Armëmbajtje pa leje”.
24.02.2018 Kanosje ,Prishje e qetësisë publike.
24.04.2011 plagosje e rëndë me dashje.