Luajti titullar në miqësoren e parë të Juventusit, talentin shqiptar e kërkojnë në Bundesligë

Date:

- Advertisement -

Luis Hasa e nisi sot titullar takimin e parë miqësor të Juventusit. Bardhezinjtë po kryejnë fazën përgatitore në Gjermani, atje ku u përballën sot me Nyrenbergun. Nga minuta e parë në fushë ishte edhe Hasa, i cili rrezikoi portën kundërshtare në minutën e 37.

Lojtari shqiptar u zëvendësua në fillim të pjesës së dytë, së bashku me 9 shokë të tjerë të skuadrës. Hasa po përpiqet të bindë trajnerin Tiago Mota për të qenë pjesë e projektit të këtij të fundit në sezonin e ardhshëm, megjithëse për të ka interesim nga klube të tjera në merkato. Mediat italiane raportojnë se përveç Palermos dhe Sampdorias, në garë për shërbimet e Luis Hasës është futur edhe një ekip nga Bundesliga. Mbetet për t’u parë se cila do të jetë e ardhmja e tij./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

Asllanin e kërkojnë në Bundesligë, klubet gjermane vihen radhë për lojtarin shqiptar

Fisnik Asllani është një emër që po qarkullon në...

Mjeku i spitalit të Klod Allajbeut pengon transferimin e vrasësit të Martinit në paraburgim

Komisioni i Burgjeve ka njoftuar policinë e Tiranës për...

Del Piero kandidat për federatën italiane

Alessandro del Piero mund të jetë presidenti i ri...