Distria Krasniqi e pamposhtur, shkon në finale dhe i siguron Kosovës medaljen olimpike

Date:

- Advertisement -

Distria Krasniqi ka arritur që t’ia sigurojë Kosovës një medalje olimpike.

Krasniqi ka mposhtur me “Golden score” xhudisten italiane, Odette Giufrida, në gjysmëfinale, duke e siguruar kështu vendin në finale.

Gara ishte në kategorinë – 52 kg.

Në finale ajo do të ndeshet për medaljen e artë me fituesen e duelit mes Diyora Keldiyorova të Uzbekistanit dhe Amandine Buchard të Francës.

Distria Krasniqi është mposhtur në finale të Lojërave Olimpike Paris 2024 nga xhudistja e Uzbekistanit, Diyora Keldiyorova, duke siguruar kështu medaljen e argjendtë në kategorinë deri në 52 kilogramë.

Krasniqi dhe Keldiyorova kishin një histori përballjesh, ku xhudistja aziatike kishte dalë fituese edhe më parë.

Krasniqi arriti në finale pas një gjysmëfinale kundër xhudistes italiane, Odette Giufrida, të cilën e ka mposhtur me “Golden Score.”

Performanca e saj ka qenë mbresëlënëse që nga fillimi i garave. Në ndeshjen e saj të parë, ajo ka triumfuar kundër xhudistes indoneziane, Maryam March Maharani, të cilën e ka mposhtur vetëm pas tridhjetë e shtatë sekondash. Në përballjen e dytë, Krasniqi ka mposhtur xhudisten izraelite, Gefen Primo, duke siguruar vendin në gjysmëfinale.

Medaljen e bronztë në këtë kategori e ka fituar xhudistja franceze, Amandine Buchard, e cila tregoi një performancë të fuqishme gjatë gjithë garave.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

Asllanin e kërkojnë në Bundesligë, klubet gjermane vihen radhë për lojtarin shqiptar

Fisnik Asllani është një emër që po qarkullon në...

Mjeku i spitalit të Klod Allajbeut pengon transferimin e vrasësit të Martinit në paraburgim

Komisioni i Burgjeve ka njoftuar policinë e Tiranës për...

Del Piero kandidat për federatën italiane

Alessandro del Piero mund të jetë presidenti i ri...