Ditën e sotme fermerët e fushës së Korçës janë ngritur në protestë për shkak të prodhimeve të pashitura dhe mungesës së tregut si pasojë e konkurrencës nga prodhimet e importit.
Ata u shprehën se çmimet që duhet të kenë për produktet e tyre janë tepër të ulëta dhe se me fitimet që marrin nuk justifikojnë as shpenzimet.
Mirëpo fermerët kanë protestuar edhe herë të tjera ku morën edhe gjoba. Ata u shprehën se gjobat nuk u anuluan sikundër u deklarua dhe ata u detyruan t’i paguajnë.