Një ditë pasi flakët në Shëngjin shkrumbuan çdo gjë që iu doli para, bregdetin ranor e ka pushtuar heshtja.
Dëmet e shkaktuara në resortet dhe baret e përfshira nga flakët janë të shumta, ndërsa pushuesit janë larguar që gjatë natës.
Zjarrfikësit dhe forcat e ushtrisë kanë vendosur nën kontroll vatrat e zjarrit dhe ditën e sotme situata paraqitet më e qetë.
Një ndihmë e madhe në shuarjen e flakëve ishin dy avionët e ardhur nga Italia që prej ditës së djeshme vijojnë punën papushim. Avionët “Canadair” po mbushin ujë në det, për të bërë të mundur shuarjen e flakëve.
Fokusi kryesor i zjarrfikësve janë vatrat e vogla pasi për shkak të erës ekziston frika se ato mund të aktivizohen sërish.