Dikur refuzoi Kosovën dhe Shqipërinë se priste Gjermaninë, Gatusso i bën dalje Leon Dajakut edhe nga Hajduk Spliti

Date:

- Advertisement -

Leon Dajaku është në mesin e atyre lojtarëve që u rrit në ekipe të mëdha dhe nuk e mendoi dy herë për të refuzuar Kosovën dhe Shqipërinë. Dëshira e tij e madhe ishte te luante me Gjermaninë, teksa ka qenë pjesë e grupmoshave të pancerave.

Megjithatë, pas disa aventurash të kaluara te Sunderland, Bayern, Union Berlin, 23-vjeçari e gjen veten në një udhëkryq. Aktualisht pjesë e Hajduk Split, Dajaku ka probleme me Gatusson. Menjëherë pas ardhjes së tij, Gatusso ka vendosur që Dajaku të largohet.

Ai e ka fshirë nga lista dhe Dajaku po stërvitet krejtësisht i ndarë nga ekipi i parë i Hajdukut, madje shumë larg qendrës stërvitore ku gjendet gjithë pjesa tjetër e skuadrës. Sipas mediave kroate, mbetet vetëm çështje kohe kur Dajaku të zyrtarizohet në një tjetër skuadër. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

Mjeku i spitalit të Klod Allajbeut pengon transferimin e vrasësit të Martinit në paraburgim

Komisioni i Burgjeve ka njoftuar policinë e Tiranës për...

Del Piero kandidat për federatën italiane

Alessandro del Piero mund të jetë presidenti i ri...

“Këmbëngula që Mitaj të vinte këtu”, ish-trajneri i Francës i thur elozhe: Është shumë i mirë teknikisht

Mario Mita ka zhvilluar një tjetër pataqitje për t’u...