Një aksident tragjik ka ndodhur në rrugën Ioniane në zonën e Agrinios, Greqi, ku është përfshirë një familje shqiptare me banim prej shumë vitesh në Athinë.
Në aksident ka humbur jetën Ana Prifka, ndërsa vajza e saj 22-vjeçare, Karolina Prifka, dhe bashkëshorti që ishte edhe shofer, Vasil Prifka, janë dërguar në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Aksidenti ndodhi sot në orën 11:30, dhe në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë 8 zjarrfikës dhe 4 ambulanca.