Mario Mitaj ka treguar klasin e tij në përballjen kundër Akhmat Groznit. Lojtari shqiptar e ka nisur ndeshjen si zëvendësues, duke hyrë në fushën e lojës në pjesën e dytë. Sidoqoftë, 20-vjeçari ka ditur si t’i shfrytëzojë më së miri minutat që pati në dispozicion.
Mitaj rrëmbeu një top në gjysmëfushën kundërshtare dhe pasi shmangu me sukses dy lojtarë të Akhmatit dha një asist për Batrakovin. Ky i fundit arriti ta dërgonte topin në rrjetë në minutën e 91-të dhe të vuloste shifrat përfundimtare në 0-5. Një asist mjaft i bukur nga Mario Mitaj, që me lëvizjet e tij si sulmues në zonën kundërshtare tregoi se mund të jetë i rrezikshëm edhe në manovrën sulmuese të ekipit.
Baldy Mitaj moves like Roberto Carlos! 🅰️
Nice assist from Mario, who was only substituted again today. I reckon he'll leave the club, otherwise I can't understand why Mitaj is on the bench at Moscow. pic.twitter.com/vnb1iY0R9d
— Albanian Football Scout 🇦🇱 (@FootballAlbXI) August 4, 2024
Mario gezon nje forme shume te mire!