VIDEO/ Fitoret e dy vëllezërve Bakaj për titullin botëror ndezin atmosferen në stadiumin “Besëlidhja”

Date:

- Advertisement -

Prej vitesh ka provuar sfida nga më të ndryshmet në sportin e futbollit, por mbrëmja e së dielës së 4 gushtit 2024 ishte krejt ndryshe për stadiumin “Besëlidhja” të Lezhës. Këtë radhë, emocionet i përkisnin sportit të boksit, ku në ringun e montuar pranë këtij impianti futbollistik u ngjitën dy vëllezërit kampionë, Roberto dhe Amarildo Bakaj.

Me origjinë nga Malësia e Madhe, por të rritur me familjen e tyre në qytetin e Lezhës, për dy vëllëzërit Bakaj që vitet e fundit në emigrim i kanë bërë të famshëm në sportin e boksit, preferonin që suksesin e radhës të karrieres së tyre sportive ta përjetonin në praninë e tifozëve lezhjaë.

Dy sfida, njëra më e bukur se tjetra, të cilat vlenin për titujt botëror të federative përkatëse përkatësisht në peshat e tyre respektive.

I pari që është ngjitur në ring ka qënë Roberto Bakaj, i cili pasi ka sfiduar rivalin e tij kolumbian Riascos duke e bërë që ai të dorëzohet në raundin e dytë. Fitorja e 12-të radhazi kjo për Roberto Bakajn si boksier profesionist, e cila shoqërohet me fitimin e titullit “Ibo Continental”.

Pasi ka shijuar më herët suksesin e vëllait të tij Roberto, në ringun profesionist të stadiumit “Besëlidhja” është ngjitur Amarildo Bakaj, i cili edhe ai bën të njëjtën gjë duke mposhtur me “knockout” kundërshtatin e tij, ganezin Jon Mbanugu. Fitore kjo që i jep titullin botëror në federatën WBO.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

Nelson Hysa mposht me “KO” në raundin e dytë kundërshtarin argjentinas

Në aktivitetin e madh të boksit në Angli ku...

“Nuk duam hakmarrje”, flasin mes lotësh prindërit e Martinit

Vrasja tragjike e Martinit 14-vjeçar nga një bashkëmoshatar ka...