Një incident shqetësues është regjistruar në plazhin e Shëngjinit, ku një Jet Ski u pa duke bërë xhiro mbi kokat e pushuesve.
Ngjarja është përsëritur përgjatë ditëve të fundit, teksa plazhi ishte i mbushur me pushues, gjë që ka shkaktuar panik dhe frikë midis tyre.
Dëshmitarët raportojnë se Jet Ski-ja u afrua shumë pranë bregut, duke kaluar me shpejtësi të madhe mbi kokat e njerëzve që notonin apo relaksoheshin në ujë. Fatmirësisht, nuk u raportuan të lënduar, por shumë plazhistë u frikësuan nga kjo situatë.
Pushuesit në plazhet e vendit kanë kërkuar masa më të rrepta sigurie për të parandaluar incidente të tilla në të ardhmen pas disa tragjive të ndodhura me motorë uji.