VIDEO/ Policia mësyn në mes të koncertit, Noizy arrestohet në Shëngjin

Date:

- Advertisement -

Rigels Rajku është arrestuar në Shëngjin. I njohur ndryshe me emrin artistik, Noizy, këngëtari është vënë në pranga bashkë me DJ-në e tij teksa po performonin në një klab në Shëngjin. Siç raporton “Indeks Online”, uniformat blu të Shqipërisë kanë zbatuar urdhërarrestin e Kosovës duke ndaluar këngëtarin për t’ia dorëzuar organeve ligjzbatuese kosovare.

Jepet lajmi ne koncertin e planifikuar, video:

https://vm.tiktok.com/ZMrVroXDp/

Noizy akuzohet dhe dyshohet se ka qenë pjesëmarrës në dhunën e ushtruar ndaj një “Tik-Tokeri” në Kosovë, në qytetin e Pejës. Organi i akuzës dyshon se këngëtari ka ushtruar dhunë duke dëmtuar keq fizikisht personin në fjalë.

Edhe pse për të ishte shpallur urdhërarresti, policia e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë kanë bërë të mundur ndalimin e tij dy ditë më vonë. Megjithëse në rrjetet sociale, këngëtari tregonte për koncertet e radhës, vetëm sonte është bërë i mundur arrestimi i tij. Tashmë pritet të shihet se çdo të vendosë Gjykata e Kosovës me Prokurorinë që ka ngritur akuzën zyrtare “Lëndim i rëndë i personit”.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

Del Piero kandidat për federatën italiane

Alessandro del Piero mund të jetë presidenti i ri...

“Këmbëngula që Mitaj të vinte këtu”, ish-trajneri i Francës i thur elozhe: Është shumë i mirë teknikisht

Mario Mita ka zhvilluar një tjetër pataqitje për t’u...