Edon Zhegrova e ka nisur sezonin e ri në vahdën e shkëlqimit të atij të vjetrit. Sulmuesi shqiptar ka tronditur sot Murinjon me golin spektakolar të shënuar në minutën e 91-të. Zhegrova u vu në zotërimin e topit në gjysmëfushën kundërshtare dhe me sferën në këmbë përparoi deri në afërsi të zonës.
Prej aty, në lëvizje e sipër, provoi të majtëne tij, e cila e ndali topin në rrjetë. Goli i tij i dha Lilës fitoren 2-1 përballë Fenerbahçes në turin e tretë kualifikues të Ligës së Kampion. Ndeshja e kthimit luhet në javën e ardhshme.
90+1' Lille 2-1 Fenerbahçe pic.twitter.com/9byDMfzw00
— Anlık Goller (@anlikgoltv_) August 6, 2024