Një aksident i rëndë ka ndodhur gjatë mesnatës në aksin rrugor Krutje- Zhym, Lushnje.
Një 29-vjeçar me iniciale E.K ka humbur jetën pasi makina me të cilën udhëtonte ka përfunduar në kanal.
Makina fillimisht është përplasur me shtyllën elektrike e më pas ka përfunduar në kanal.
Forcat zjarrfikëse kanë punuar disa orë për nxjerrjen e trupit nga makina e shkatërruar plotësisht për shkak të përplasjeve të forta.
Makina e 29-vjeçarit ishte marrë me qira në emër të Ardiol Rista dhe shkak për aksidentin dyshohet se është bërë shpejtësia tej normave.