Gazetari grek, Giorgos Tsakiris, ka reaguar ashpër sa i përket Thomas Strakoshës. Ky i fundit ka pësuar një gol nga porta në portë në ndeshjen kundër ekipit armen Noah, që rëndon shumë mbi shpatullat e gardianit shqiptar. Gazetari grek u shpreh se Strakosha nuk është portier për ta vendosur si zgjedhje të parë te AEK.
VIDEO e golit te pesuar nga 100 metra:
Ognjen Čančarević, FC Noah's goalkeeper, took a shot from his own goal and put it into the net to make it 2-1 for FC Noah against AEK.
Yes, you heard it right. FC Noah's goalkeeper scored.
With 15 minutes left to go, AEK are currently down 2-1. 🚨pic.twitter.com/haLEs90qsB
— 🇭🇷 (@TheCroatianLad) August 6, 2024
Madje shkoi më tej duke thënë se pavarësisht se AEK solli dy emra si Strakosha dhe Brignoli me eksperiencë nga Seria A, pas dëmtimit të Brignolit, AEK duhet të shoh edhe për një portier të tretë.
“Strakosha ka përgjegjësinë kryesore, bëri gabime të pabesueshme dhe të papranueshme për cilësinë dhe paratë që fiton. Nuk është e mundur t’i japësh një pasim kundërshtarit dhe ta futësh në lojë në një moment që ai nuk po të rrezikon. Nuk është e mundur të pësosh një gol nga porta në portë. Të gjithë e kemi parë, e bëri punën e tij edhe me Inter Escaldes, por pësoi 3 gola në dy ndeshje, kjo nuk justifikohet. Për mua Strakosha nuk është për titullar, pas dëmtimit të Brignolit, AEK duhet të shoh edhe për një portier të tretë”, tha gazetari grek. /Sport Ekspres/