Musa Diabi ishte lojtari që mbrëmjen e sotme i dha Interit humbjen e parë në këto miqësore të zhvilluara në fazën përgatitore për sezonin e ri. Sulmuesi i dha fitoren 2-0 Al-Itihadit me dy golat e shënuar prej tij në minutën e 25 dhe të 47. Paraqitja e tij ka lënë të pakënaqur tifozët e kampionëve të Serisë A.
Këta të fundit e kanë shoqëruar me vërshëllima në momentin që është larguar nga fusha e lojës. Por nuk ka munguar edhe kundërpërgjigja e tij. Diabi ngriti dy gishtat lart, duke i kujtuar tifozëve të Interit numrin e golave që i shënoi në këtë ndeshje. Por trajneri ishte pranë tij, i cili menjëherë ia uli dorën poshtë për ta qetësuar në këtë çast jo të lehtë dhe më pas e shoqëroi drejt stolit.
Diabi ben gjeste ndaj tifozerise, video:
Diaby’s reaction to the Inter fans booing him 😂
— Al Nassr Zone (@TheNassrZone) August 7, 2024