Një 26-vjeçar shqiptar që prej vitesh jetonte në Itali humbi jetën në një aksident tragjik. Detar Tali Muça po udhëtonte me furgon kur u përplas me një kamion të madh mallrash.
Pavarësisht transportimit me urgjencë në spitalin e Parmës, shqiptari nuk mundi të mbijetonte.
Simone Repetto, një fytyrë e njohur e futbollit në Alessandria por edhe mik e koleg i shqiptarit ka reaguar në lidhje me vdekjen e tij. Ai thotë se të mërkurënm në mëngjes ishte takuar me shqiptarin në kompaninë ku punonin bashkë dhe më pas ishin ndarë sipas punëve që kishin. Simone ishte në autostradë kur pa aksidentin e rëndë por nuk mund ta mendonte se aty ishte Detari.
Ne ishim kolegë dhe shokë futbolli. Nuk mund ta besoj se Detari nuk është më me ne. Përveç futbollit, ne njiheshim prej kohësh pasi mbi të gjitha ishim kolegë pune, punonjës të së njëjtës kompani. Dje në mëngjes, e mërkurë, u takuam në kompani, pastaj të gjithë dolën për të kryer shërbimet e tyre përkatëse. Po shkoja në Verona kuptova që në korsinë e kundërt kishte ndodhur një aksident i rëndë dhe pashë furgonin shumë të dëmtuar, sigurisht që nuk mund ta imagjinoja që atë po e ngiste Detari. Më pas erdhi lajmi që askush nga ne nuk do ta donte. Ishte një djalë flori, do të na mungojë.
Në kampionatin aktual Simone vesh fanellën Sale dhe deri para nja dy muajsh ndau të njëjtën aventurë me shqiptarin Detar Tali Muca.