Zyhdi Shehi, është 78-vjeçari që mëngjesin e sotëm vrau me bastun hekuri shokun e tij të dhomës në azil, 82-vjeçarin Virxhil Vesho.
Rreth orës 04:00 të mëngjesit Shehi i ka kërkuar llogari shokut pse i ka zënë krevatin dhe pas kësaj e ka goditur me bastun hekuri duke i marrë jetën në vend.
78-vjeçari Shehi kishte një vit që i ishte bashkuar azilit të të moshuarve në “Ali Dem” dhe në të shkuarën është marrë me botime letrare e historike.
Shehi i lindur më 1946, është një historian dhe shkrimtar i njohur i cili vitin e kaluar është shpallur edhe “Qytetar Nderi” i Kavajës. Gjatë dorëzimit të titullit nga autoritetet lokale bashkiake, Shehi u shfaq në gjendje jo të mirë shëndetësore dhe dridhej gjatë fjalës së mbajtur.
Zyhdi Shehi është diplomuar në Institutin Pedagogjik të Shkodrës për Gjuhë-Letërsi e më pas ka mbaruar me korespondencë edhe Fakultetin Filologjik të Tiranës, po për Gjuhë-Letërsi.
Pas një periudhe pune si mësues, në vitin 1982 ai nisi punën në Muzeun Historik të Kavajës.
Në vitin 1996, pas botimeve të artikujve të shumtë në fushën e historisë dhe etnografisë së zonës, del me librin e parë, monografinë kushtuar patriotit kavajas, Ahmet Bejtaga.
Më pas, në vitin 2000, monografinë Andrea Ekonomi, “Mësues i Popullit”, “Kavaja, figura të shquara historike” 2005, “Indrit Cara”, 2007, “Inxhinjeri Jani (Xhuf) Koljaka, e Diplomati Stavro Stavri”, etj.
Për merita në punë i është dektretuar në vitin 1990 edhe medalja “Naim Frashëri”.