Zelimkhan Abakarov ka garuar ditën e sotme në Lojërat Olimpike “Paris 2024”. Mundësi shqiptar kualifikohet në çerekfinale.
Abakarov mposhti me përmbysje Diamantino luna Fafe me rezultatin 6-7, teksa garuan në disiplinën 57 kilogram. Me stil të lirë. Një rezultat pozitiv për Abakarov, i cili dërgon Shqipërinë në çerekfinalen e Lorëjave Olimpike.
Tashmë mundësi shqiptar do të sfidojë në këtë fazë indianin Aman. Abakarov do të synojë të shkruajë historinë, teksa tenton medaljen e parë në Lojërat Olimpike.