Drita bie në ndeshjen e parë ndaj Audës në Letoni. Skuadra gjilanase u mund 1-0 në sfidën e vlefshme për turin e tretë të Conference League, teksa gjithcka mbetet e hapur për ndeshjen e kthimit në Kosovës.
Letonezët kaluan shumë shpejt në avantazh, pasi arritën të realizonin që në minutën e 8′ kur Bruno Tavares realizoi një super gol nga goditja e dënimit.
🚨 Bruno Tavares free kick goal!pic.twitter.com/iJDYRcBpU9
— Latvian footy in English. 🇺🇦/🇱🇻 (@LV_footballnews) August 8, 2024
Auda u përpoq të ruajë fillimin e mirë të sfidës dhe në minutën e 27′ për pak sa nuk realizoi dhe golin e dytë kur Ogunniyi tentoi në kuadratin e portës.
Rasti i parë për Dritën erdhi në minutën e 32′ por Dabiqaj gaboi në shenjëster dhe nuk arriti të rrezikojë kundërshtarët letonez.
Në fillim të pjesës së dytë, trajneri i Dritës bëri një ndryshim kokë më kokë në sulm teksa Blerim Krasniqi mori vendin e Arb Manajt.
Drita pati mundësinë e artë për të vendosur gjithcka në ekuilibër në minutën e 73′ por Dabiqaj u ndal vetëm nga traversa.
Gjilanasit u përpoqën deri në fund por rezultati mbeti 1-0 në favor të Audës që do të shkojë në Kosovë me një avantazh të rëndësishëm në javën e ardhshme. Gjithsesi, për ekipin e Zekirija Ramadanit llogaritë mbeten të hapura dhe do të tentojnë maksimumin që në sfidën e dytë të përmbysin rezultatin dhe të kalojnë në fazën e play-off të Conference League.