Spitali Universitar “Nënë Tereza”, i njohur si qendra kryesore e shërbimeve shëndetësore në vend, ka në infrastrukturë të tij spitalore pamje jo normale për një institucion shëndetësor shtetëror ku tenderohen miliarda lekë për pajisje çdo vit.
Gjendja e infrastrukturës, kushtet e higjienës së munguar sanitare kanë ngritur alarmin te qytetarët që paraqiten për t’u kuruar.
Në një video të fundit të dërguar për JOQ, dhomat me myk, rrjedhjet e ujit nga tavanet dhe muret e lagështa janë bërë një pamje e zakonshme.
Pacientët raportojnë se janë të detyruar të qëndrojnë në ambiente që nuk i plotësojnë kushtet minimale higjieno-sanitare. Probleme historike në këtë spital janë shtretërit e vjetër e në disa raste, pacientët janë detyruar të presin me orë të tëra për një krevat të lirë. Gjithashtu, ambientet e tualeteve janë të ndotura e thuajse të papërdorshme.
Ky lajm vjen duhet te jete shqetesues per institucionet dhe te vene dore.