Banorët e fshatit Panaja dhe të tjerë fshatra përreth në zonën e Vlorës po përballen me një krizë të rëndë të mungesës së ujit, duke u detyruar të përdorin metoda primitive për t’u larë dhe për të plotësuar nevojat e përditshme.
Në një situatë që po i ngjan mesjetës, njerëzit janë të detyruar të lahen me kanoçe dhe të përdorin ujin me kufizime ekstreme, duke vendosur në rrezik shëndetin dhe mirëqenien e tyre.
Banorët kanë ngritur shqetësimin e tyre prej vitesh, por situata duket se është përkeqësuar në mënyrë dramatike kohët e fundit. “Njerëzit po vdesin për ujë. Jemi në një situatë ku nuk kemi më as shpresë,”-tha një nga banorët e Panajasë. Kjo mungesë ekstreme e ujit ka bërë që jetesa në këto fshatra të bëhet e padurueshme.
Në Panaja, një fshat i njohur për historinë dhe traditat e tij, banorët po përdorin kanoçe për t’u larë dhe për të mbledhur ujin e pijshëm. Kjo gjendje është e paimagjinueshme në një kohë kur teknologjia dhe infrastruktura në pjesët e tjera të vendit janë në zhvillim.
Megjithatë, këtu, njerëzit janë të detyruar të kthehen pas në kohë, duke përdorur metoda që përkujtojnë epokat e lashta, ku uji ishte një luks i paarritshëm.
Banorët e Panajasë dhe të tjerë fshatrave përreth po i drejtohen mediave dhe autoriteteve për ndihmë urgjente pasi kryebashkiaku Ermal Dredha nuk mban as premtime elektorale jstësore.
Ata apelojnë që ky problem të marrë vëmendjen që meriton dhe të ndërmerren masa të menjëhershme për të sjellë ujë të pijshëm dhe kushte më të mira jetese. “Ju lutemi, bëni diçka. Shpresat i kemi tek ju,” thonë ata, duke kërkuar që zëri i tyre të dëgjohet dhe të merret në konsideratë.