Interi donte të mos bëhej “i keq” me Arnautoviçin dhe shpresoi që lojtari të gjente një zgjidhje për të ardhmen e tij, por duket se austriaku s’ka ndërmend të largohet.
Sipas mediave italiane duket se drejtuesit zikaltër tashmë i kanë konfirmuar lojtarit që nuk do të jetë më pjesë e planeve për sezonin e ardhshëm dhe kështu ai duhet të ulet në tryezë për të biseduar në lidhje me kontratën që e mban të lidhur deri në qershorin e vitit 2025 me skuadrën kampione të Italisë.
Skuadrat që janë të interesuara për veteranin nuk janë të shumta nisur edhe nga rroga e lartë që ai ka. Marota dhe Auzilio janë duke punuar maksimalisht për të zgjidhur këtë situatë në repartin e avancuar duke ditur që edhe Korrea do të largohet dhe duhet që t’i bëjnë vend një tjetër lojtari.