Lojtarët shqiptarë janë duke u bërë gati për sezonin e ri dhe disa lajme të mira po na vijnë nga legjionarët. Jasir Asani është rikthyer me gol te Gëangju, ndërsa Nedim Bajrami po mban formën e duhur në miqësore.
Pasi shënoi në javën e kaluar, këtë herë Bajrami ka dhënë një assist të bukur. Në ndeshjen që po luhen mes Sasuolos dhe Citadelës, mesfushori shqiptar shërbeu bukur në zonë Mulattierin që arriti të shënonte.
Ishte minuta e 45-të, kur Bajrami u bë protagonist me asistin e dhuruar për shokun e skuadrës, i cili arriti ta dërgonte topin në rrjetë duke mposhtur portierin shqiptar Elhan Kastrati. Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 1-0.
🇮🇹 Goal: Samuele Mulattieri | Sassuolo 1-0 Cittadellapic.twitter.com/v9rLTc7rSN
— PushGoals (@PushGoals) August 9, 2024