“Shkodra është në pushim identitar”, gjimnazisti: Na duhen njerëz që punojnë shumë

Date:

- Advertisement -

Një gjimnazist nga Shkodra ka përshkruar në një letër perspektivën për qytetin dhe se çfarë do të donte ai që të ndryshonte në qytet kandidati/ja për kryetar Bashkie. Ai thotë se Shkodra është në pushim “identar” dhe se këtij qyteti i duhen njerëz që punojnë shumë.

LETRA:

Drejtuar: Kujtdo që e do shumë Shkodrën prej vërteti.

Unë jam një maturant 17 vjeçar në një nga gjimanzet e Shkodrës, e teksa muajin e fundit gjithçka natyrshëm sillet rreth asaj çka ndodh në media dhe se kush do marë më shumë vota, fushata, mediat e storyt në Instagram të bashmoshatarëve të mi kanë ose ‘‘ngjyra djemsh‘‘ ose ‘‘ngjyra vajzash‘‘ unë jam entuziast dhe kritik për çdokë që do më japë kohë ti them e ti realitet-izojmë rreth 4 ide të mia të bëshme afërpamëse për qytetin e ca të tjera që mund ti bëj vetë me ca ndihmë.

Kur mu kërkua të shkruaj një letër : ‘‘ Prespektiva juaj ne lidhje me qytetin. Cfare do te donit ju qe kandidatja/ kandidati per kryetar bashkie te ndryshonte ne qytet‘‘, e dija që nuk do i shkruaja të gjitha dhe nuk do i shkruaj, pasi pastaj ç‘ do ishte nevoja e takimit?

Por unë mendoj se Shodra tani është në një pushim identitar, tani asht bosh dhe në kërkim të vetvetes. Ky qytet çdo ditë e më shumë m‘ bahet barrë, e unë përditë e ma shumë e di që e kam për detyrë me punu disi, si di, me gjallëru njerëz t‘ simes moshë. E gjithashtu kjo barrë përditë më kërkon përgjigje se nuk e din nëse do t‘ kthehet n‘ atë çka ishte por ma mirë, apo nëse duhet nji vetvete e re?

Un e di që duhen shumë lek, euro, dollarë për të prodhuar, por dua edhe t‘ mbetem naiv e budalla e t‘ them se duhen edhe njerez që përveçse punojnë shumë, mendojnë mirë.

Ne na duhet një kinema me filma të mirë, komerçal, të këqinj.
Ne na duhen më shumë shfaqje të mira në teater, opera, balet.
Po sikur ta kishim 1 korsi biçikletash sa për sy e faqe?
Po sikur t‘ kthehej blini n‘ liqen?
Po sikur n‘ Shkodër t‘ kishte fasada me murale?
N‘ Shkodër nuk duhet t‘ ketë ma qenj n‘ rrugë, kjo jo për pasigurinë tonë, por kjo për ta!
Ne kemi nevojë me vullnetarizu ma shumë, e kështu bahena edhe kritikë ma t‘ mirë!

Un tash jam pak i mërzitun, sepse përmenda vetëm gjana jo t‘ mira, ka shumë ma shumë me përmend e s‘ do ju kursehem se çka du nga ju, pa merak, do jem aty me ndihmu me ba.

Un nuk du që Shkodra t‘ jetë as si Korça e bukur, as si Tirana metropolitane sepse e di që krahasimi asht hajduti i lumturisë.

Por ky qytet asht i atillë që un e di se do marr botën me rradhë se asht e jemja, por prap shpia jeme do jetë përjetë ktu, sepse dyshoj që ndonji e do si edhe pse e du unë!

Nga E.K, gjimnazist Shkoder

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

Del Piero kandidat për federatën italiane

Alessandro del Piero mund të jetë presidenti i ri...

“Këmbëngula që Mitaj të vinte këtu”, ish-trajneri i Francës i thur elozhe: Është shumë i mirë teknikisht

Mario Mita ka zhvilluar një tjetër pataqitje për t’u...