Shqipëria fitoi ditën e djeshme medaljen e parë Olimpike. Mundësi rus, i cili përfaqëson Shqipërinë, Chermen Valiev ia doli të merrte medaljen e bronztë në disiplinën e mundjes me stil të lirë për peshën 74 kg.
Tashmë vendi ynë është në garë për medaljen e dytë në Lojërat Olimpike. Islam Dudaev ka kaluar direkt në finale dhe do të garojë për medaljen e bronztë
Mundësi i Shqipërisë siguroi finalen pasi kundërshtari i tij amerikan, Retherford nuk arriti dot peshën e duhur. Kështu flamuri shqiptar pritet të jetë sërish në podium.
“ZYRTARE! Islam Dudaev kalon direkt në finale pë Bronz. Mundësi i Shqipërisë siguron finalen pasi kundërshtari i tij amerikani Retherford, nuk arrin dot peshën”, thuhet në postim.