Të gjithë bashkë mund ta ndihmojmë!
Në një nga lavazhet e qytetit të Shkodrës, një burrë me aftësi të kufizuara, me një këmbë, punon me paterica në një lavazh.
Kjo pamje, e kapur gjatë një shëtitjeje të zakonshme në qytet, përveçse tregon një shembull frymëzimi për këdo në raport me punën, nga ana tjetër tregon ndihmën e pakët që ai merr nga shteti, gjë që e ka detyruar të punojë një punë të rëndë.
“Si mund ta ndihmojmë atë dhe njerëzit e tjerë si ai?” – është pyetja që është bërë nga qytetari që ka bërë foton.
Ndihma për këtë burrë dhe të tjerët si ai nuk është vetëm një akt human, por një detyrë shoqërore për të garantuar që të gjithë të kenë mundësinë të jetojnë dhe punojnë me dinjitet.