Harry Kane nuk e harron të shkuarën! Një gjest fantastik ka ardhur nga sulmuesi i Bayern Munchen, që luajti një miqësore “Visit Malta Cup” me shiritin e kapitenit te bavarezët. Gjermanët fituan dhe duhej të ngrinin trofeun e kësaj miqësore.
Por për shkak se u luajt kundër Totenhem, ish-ekipit të tij, Kane nuk pranoi të ngrinte trofeun. Ai i kërkoi Kimish që të ngrinte trofeun në vendin e tij, ndërsa në fund ishte Neuer që merr përsipër detyrën.
⚪️©️ Class by Harry Kane as he rejects to lift the pre-season trophy vs Spurs.@footballontnt 🎥pic.twitter.com/nPhOslk6bq
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) August 10, 2024