Arbër Hoxha e ka nisur në mënyrë fantastike sezonin e ri te Dinamo e Zagrebit. Sulmuesi shqiptar ka shënuar sot golin e dytë radhazi në dy ndeshjet e fundit në kampionat. Hoxha sulmoi bukur hapësirën në minutën e 21-të, kur u shërbye në zonën kundërshtare.
I vetëm përballë portierit nuk e pati aspak të vështirë ta dërgonte topin në rrjetë. Lojtari i Kombëtares shqiptare barazoi kështu rezultatin në 1-1 kundër Osijekut, ndërsa ende nuk ka përfunduar ndeshja.
DINAMO WITH A QUICK REPLY THROUGH ARBER HOXHA, WHO MAKES IT 1-1!!!
Mišić with a lovely interception and an even better pass to Hoxha, who scored with ease.
Back to back goals for Hoxha. 🚨pic.twitter.com/4ajmxvKMQe
— 🇭🇷 (@TheCroatianLad) August 11, 2024
Në minutën e 21-të të ndeshjes, pasi mori një pasim në qendër ai u shfaq rrufeshëm para portierit kundërshtar dhe i kaloi topin mes këmbëve këtij të fundit, për të barazuar rezultatin në 1-1.