Të shtënat me armë në Durrës pas sherrit në Tik Tok/ Shoku i Cllevios plagosi dy persona

Date:

- Advertisement -

Mbrëmjen e djeshme, Klajdi Mancaku, shok i Cleviol Ahmetit, ka debatuar në telefon me shtetasin Mario Vrioni, kushëriri i Jurgen Vrioni dhe me Arben Haxhiun. Pas konfliktit në Tik Tok, Mancaku me djemtë e kanë lënë për t’u sqaruar ballë për ballë. Pas kësaj, Mario Vrioni ka marrë kushëririn e tij, shtetasin Juxhin Vrioni dhe shtetasin Arben Haxhiu, shok i përbashkët i tyre dhe ka shkuar në vendin ku e kishin lënë për t’u sqaruar me Klajdi Mansaku.

Ky i fundit sapo ka parë që këta shtetas janë afruar, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të makinës së shtetasit Mario Vrioni dhe është larguar menjëherë. Të shtënat kanë lënë të plagosur Juxhinin dhe Arbenin. Këta dy të fundit u nisën me urgjencë në spital aty ku po marrin ndihmë mjekësore, teksa autori, Mancaku, është arratisur nga vendi i ngjarjes duke i shpëtuar arrestimit./JOQ

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

Nelson Hysa mposht me “KO” në raundin e dytë kundërshtarin argjentinas

Në aktivitetin e madh të boksit në Angli ku...

“Nuk duam hakmarrje”, flasin mes lotësh prindërit e Martinit

Vrasja tragjike e Martinit 14-vjeçar nga një bashkëmoshatar ka...