Mësohen detaje të reja nga plagosja e dy të rinjve në Durrës, që ka për autor një personazh aktiv të TikTokut, Klajdi Mancaku, i njohur për shoqërinë e tij me Cleviol Ahmetin, edhe ky një tjetër person me precedentë penalë, sipas Faxweb.
Mësohet se Mancaku rreth orës 22.30, të mbrëmjes së djeshme ka debatuar në telefon me shtetasin Mario Vrioni, kushëriri i një prej të plagosurve Jurgen Vrioni, dhe i ka lënë për t’u sqaruar pranë banesës së tyre.
Policia njofton se shtetasi Mario Vrioni, pasi ka marrë kushëririn e tij shtetasin Jurgen Vrioni, dhe shtetasin Arbër Haxhiu, që po ashtu mbeti i plagosur, (shok i përbashkët i tyre) ka shkuar në vendin ku e kishin lënë për tu sqaruar me Mancakun.
Ky i fundit sapo ka parë që këta shtetas janë afruar, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të makinës së shtetasit Mario Vrioni, dhe është larguar menjëherë.
Përgjaket Durrësi/ U konfliktuan në rrjetin social TikTok, plagosen me armë zjarri 2 të rinjtë
Si pasojë, (dyshohet nga plumb rikoshet) janë lënduar lehtë shtetasi Jurgen Vrioni, i cili pas ndihmës mjekësore ka dalë nga spitali, dhe shtetasi Arbër Haxhiu, që aktualisht po merr ndihmë mjekësore dhe është jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë po vijon punën për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Ndërkohë nga shërbimet e Policisë janë ngritur pika kontrolli, në akset rrugore, janë njoftuar pikat e kalimit kufitar, dhe po ushtrohen kontrolle në banesa e ambiente ku dyshohet se mund te fshihet 25 vjeçari me qëllim kapjen e tij.