Brajan Gruda do të nisë një aventurë të re në karrierën e tij futbollistike. Lojtari me origjinë shqiptare transferohet në Premier League, teksa mungon vetëm zyrtarizimi i tij.
Skuadra e Brighton ka arritur marrëveshjen me Mainz për transferimin e 20-vjeçarit. Palët kanë rënë dakort mes tyre për një kontratë afatgjatë, teksa ky transferim u kushton arkave të anglezve plot 25 milionë euro.
Drejtuesit e Brighton plotësojnë në këtë mënyrë dëshirën e trajnerit të tyre, Fabian Hürzeler. Ky i fundit i pëlqen karakteristikat e futbollistit me origjinë shqiptare, ndaj dhe këmbënguli për transferimin e tij.