Jeni grup i dobët’, si nisi sherri në TikTok që përfundoi me dy të plagosur

Date:

- Advertisement -

Zbulohet shkaku i përplasjes mes të rinjve, në orët e para të mëngjesit në Durrës. Klajdi Mancaku dhe “grupi kundërshtar”, Jurgen Vrioni, Mario Vrioni dhe Arben Haxhiu njiheshin me njëri-tjetrin dhe se molla e sherrit ishte muzika mes tyre.

25-vjeçari Mancaku ka komentuar në një video të publikuar nga grupi tjetër, duke u shkruar: Jeni grup i dobët dhe se nuk jeni realë. Kjo gjë nuk është pritur mirë nga të tjerët duke degraduar në konflikt verbal dhe duke ofenduar njëri-tjetrin.

Derisa e lanë që të takoheshin për t’u sqaruar. Mancaku ka debatuar në telefon me Mario Vrionin dhe i ka lënë takim për t’u sqaruar në afërsi të shtëpisë së Vrionit, ndërsa ky i fundit ka marrë kushëririn dhe shokun e përbashkët me vete, Arben Haxhiu.

Por dy të fundit janë plagosur me armë zjarri nga i riu, por fatmirësisht pa lëndime të rënda për jetën.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

Nelson Hysa mposht me “KO” në raundin e dytë kundërshtarin argjentinas

Në aktivitetin e madh të boksit në Angli ku...

“Nuk duam hakmarrje”, flasin mes lotësh prindërit e Martinit

Vrasja tragjike e Martinit 14-vjeçar nga një bashkëmoshatar ka...