Qyteti i Ferizajt në Kosovë është tronditur mbrëmjen e sotme nga një vrasje me armë zjarri që ka ndodhur në parkingun e një salle dasmash.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Ferizajn, Qazim Reka ka konfirmuar se ngjarja ka ndodhur në restorantin në fshatin Bibaj, rreth orës 19:25 të mbrëmjes.
“Sot me 16.08.2024, në ora 19/25, në rrugën “Engjell Zefi” në fshatin Bibaj komuna Ferizaj, në parkingun e sallës së dasmave “Fron Pallac“ ka ndodhur një vrasje. Me të marrë informacionin, menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitet policore reaguese dhe hetuesit”, është shprehur ai.
Autori i ngjarjes është një zyrtar policor, i cili ka përfunduar në pranga, por pritet një komunikatë e policisë për të sqaruar plotësisht rrethanat e ngjarjes.
“Sipas informacioneve fillestare i dyshuari për kryerjen e kësaj vrasje është një zyrtar policor, i cili është arrestuar. Në lidhje me rastin është njoftuar Prokuroria Themelore në Ferizaj dhe Inspektorati Policor.”