Këngëtarja e njohur me origjinë shqiptare, Bebe Rexha, ka ndarë së fundmi një përvojë aspak të këndshme në aeroport.
Ajo postoi në rrjetin e saj social “Instagram” një video duke qarë, mjaft e prekur nga incidenti i ndodhur.
Sipas saj gjithçka filloi kur i foli shqip agjentit të sigurisë, pasi mendoi se ishte shqiptar, veprim ky që duket se ka acaruar agjentin, i cili më pas e ka ndaluar këngëtaren të hipë në avion.
U ndjeva e kërcënuar sepse mendova se agjenti i sigurisë ishte shqiptar. I fola shqip, e pyeta se ku mund të merrja biletën dhe tani s’po më lejon të udhëtoj.
Rexha shkroi mbi videot e saj në “Instagram” se ndihej e kërcënuar nga agjenti i sigurisë i cili ushtroi presion psikologjik ndaj saj.
Ky është krim urrejtjeje, sepse jam shqiptare. Ai s’më lejon t’ia marr vesh emrin. Ai vazhdoi të ushtronte presion psikologjik, që të më bënte të ndihesha sikur ai ishte më i fuqishëm nga se ishte në të vërtetë.
Gjithashtu, shtoi se ishte e zhgënjyer që asnjë nga gratë e pranishme nuk denjoi të vepronte apo fliste gjysmë fjale për t’i ardhur në ndihmë.
Në fund, tha se agjenti nuk pranoi t’i tregonte emrin, por mori vesh se punonte për ATSG-në, që është kompani e shërbimit të kontrollit të dokumenteve, e angazhuar nga “Lufthansa”.