Indrit Tuci ka shënuar mbrëmjen e sotme pasi kishte asistuar për Spartën e Pragës. Këto të fundit po fitojnë 0-2 përballë Jablones. Ishte minuta e 38, kur sulmuesi lezhjan dha një pasim që u kthye në gol nga Haraslin. Indrit Tuci ka shkëlqyer përballë Jablonecit në kampionat. Sparta e Pragës i ka fituar tre pikët vetëm falë tij.
Goli i parë i ndeshjes u shënua në minutën e 38, kur Haraslini e dërgoi topin në rrjetë pas një asisti të marrë nga sulmuesi shqiptar.
Goli i tij erdhi më pas në pjesën e dytë. Luhej pikërisht minuta e 68.
Kujtojmë se dhe një ndeshje më parë, Tuci gjeti golin në Çeki. Kjo tregon për formën e mirë që po kalon aktualisht 23-vjeçari.
Te Sparta e Pragës Tuci u afrua në janarin e këtij viti. Gjatë kësaj kohe ka ditur mjaft mirë të përshtatet me grupin.
Goli i Indrit Tucit:
⚽ Jablonci nebyl kvůli faulu uznán vyrovnávací gól a o několik minut později Sparta dala na 2:0. Po centru Preciada se prosadil Indrit Tuci. 👇 #chanceliga pic.twitter.com/cjwZkehU4F
— O2 TV Sport (@O2TVSportCZ) August 17, 2024