U njohën në punë e nisën marrëdhënie intime edhe pse të dy të martuar, si e mësoi efektivi tradhtinë e gruas me 45-vjeçarin

Date:

- Advertisement -

Lorenc Kosta, i cili u qëllua mesditën e djeshme me armë zjarri nga efektivi Erjon Goxhara dyshohet se i ka ngacmuar këtij të fundit gruan. Sherri që përfundoi me plagosjen e Kostës u njoftua se nisi për motive banale.

Sipas informacioneve të para ende të pakonfirmuara nga dëshmitë e palëve, Kosta ka ngacmuar gruan e oficerit dhe në përplasjen që pasoi, Goxhara e qëlloi me armën e shërbimit.

45-vjeçari ndodhet tek Trauma jashtë rrezikut për jetën. Ai qëndroi për disa minuta i plagosur në trotuar tek Komuna e Parisit, ndërsa turistë të rastit ndërhynë duke i dhënë ndihmën e parë.

Top Channel zbulon detaje të reja në lidhje me ngjarjen e ndodhur pasditen e 19 gushtit në Tiranë, ku efektivi i policisë (jashtë shërbimit) Erion Goxharra qëlloi me armë Lorenc Kostën.

Gazetarja e Top Channel Dorjana Bezat mëson se arsye për këtë konflikt është bërë zbulimi i marrëdhënies intime të gruas së efektivit me 45-vjeçarin Kosta, edhe ky i fundit i martuar.

Mësohet se bashkëshortja e efektivit, më të cilin ka dy fëmijë, është njohur në vendin e punës me Kostën, aty ku dhe kanë nisur një romancë jashtëmartesore.

Historia është zbuluar rreth 4 muaj më parë nga efektivi Erion Goxharra, ku kanë pasur edhe debate në familje, për të shpëtuar marrëdhënien.

Ndërkohë një ditë më parë, Goxharra me armën e shërbimit ka qëlluar 6 herë ndaj Kostës, i cili ndodhet në spital në gjendje stabël, por ende në rrezik për jetën.

Nga ana tjetër autori i plagosjes është në arrati, ndërsa policia ka vënë në dispozicion 10 mijë euro për këdo që jep informacion të saktë për lokalizimin e tij.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

Del Piero kandidat për federatën italiane

Alessandro del Piero mund të jetë presidenti i ri...

“Këmbëngula që Mitaj të vinte këtu”, ish-trajneri i Francës i thur elozhe: Është shumë i mirë teknikisht

Mario Mita ka zhvilluar një tjetër pataqitje për t’u...