Vrasja në Velipojë mund të ishte parandaluar? Xhaxhai i autorëve: Sherri nisi dy javë më parë…

Date:

- Advertisement -

Të tjera detaje zbardhen lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Velipojë mbrëmjen e djeshme, ku dy persona u qëlluan për vdekje nga dy vëllezër që janë në arrati.

Viktimat janë Arsid Hoxha dhe Ersild Ishmi,ndërsa autorë të dyshuar të krimit janë Eduard dhe Gëzim Frroku, pronarë të një hoteli.

Si pasojë e të shtënave ka mbetur i plagosur edhe Zyber Zagradi, i cili ka marrë një plagë në këmbë dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Sipas informacioneve, ngjarja është e lidhur me një konflikt të mëparshëm që ka ndodhur më 28 korrik. Në atë datë, një debat kishte shpërthyer mes kamarierit dhe kuzhinierit të një lokali dhe pronarëve të hotelit, Eduart dhe Gëzim Frroku.

Shtetasi Ersild Ishmi kishte ardhur për të diskutuar me pronarët për shkak të lidhjeve miqësore që kishte me kamarierin dhe kuzhinierin. Për këtë ngjarje, si rezultat, Ishmi ishte arrestuar dhe më vonë ishte liruar me masën arrest shtëpie nga gjykata, masë e cila ishte në fuqi deri natën e sotme.

Lidhur me ngjarjen e rëndë, në një intervistë për News24, ka folur Zef Frroku, xhaxhai i dy autorëve të dyshuar të ngjarjes.

“Para dy javësh, nga data 28, kanë ardhur dhe janë konfliktuar para hotelit të vëllait. Ka nxjerrë armën ai zotëria, e ka marrë shteti e ka çuar në burg, e ka liruar për dy ditë.

Mbrëmë ka ardhur sërisht, se për kë ka ardhur nuk e di.

Ai prokuror dhe ai gjykatës që i ka lëshuar nuk i ka bërë mirë as shtetit, as familjes sime dhe askujt tjetër.

Nuk e di në do të dorëzohen ose jo, nuk kemi asnjë komunikim me ta, por në këtë shtet nuk ka askush besim për tu dorëzuar me këta prokurorë dhe gjykatës që po e vjedhin këtë vend”, thotë Zef Frroku.

Ai shprehet se vëllai i tij ka hotelin në Velipojë qysh prej vitit 1994.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

Del Piero kandidat për federatën italiane

Alessandro del Piero mund të jetë presidenti i ri...

“Këmbëngula që Mitaj të vinte këtu”, ish-trajneri i Francës i thur elozhe: Është shumë i mirë teknikisht

Mario Mita ka zhvilluar një tjetër pataqitje për t’u...