Arsid Hoxha punonjës në hotelin “Lakaj” në Velipojë të vëllezërve Eduard dhe Gëzim Frroku, mbeti i vrarë mbrëmjen e djeshme së bashku me Ersid Ishmin.
Burime për JOQ bëjnë me dije se 22-vjeçari gjeti vdekjen tragjike aksidentalisht pasi nuk ishte i përfshirë në konfliktin që kishte Ishmi dhe dy vëllezërit Frroku.
Gjithçka nisi në qershor të këtij viti kur Ishmi kërcënoi me armë kuzhinierin në hotelin e vëllezërve Frroku. Disa javë më parë më 28 Qershor, Ishmi kishte pasur një zënkë me kuzhinierin e hotelit dhe e kishte kërcënuar atë me armë, një incident që ka gjasa të ketë ndezur përplasjen që u shndërrua në tragjedi.