Tragjedi në Prishtinë, një grua vret kunatin e saj

Date:

- Advertisement -

Për shkaqe të panjohura, e dyshuara Nazmije Millaku ka qëlluar për vdekje kunatin e saj, viktimën Xhevdet Millaku.

Motivet që kanë çuar deri në këtë tragjedi nuk janë bërë akoma të ditura, teksa viktima dhe dorasja raportohet të kenë banuar pranë njëri-tjetrit.

Të njëjtit janë nga fshati Ujmir i Klinës.

Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ahmeti tha se viktima është vetdorëzuar në polici, teksa hetuesit po merren me rastin.

“Sot rreth orës 19:20 kemi pranuar informatën për një vrasje, që ka ndodhë në rrugën “Ismet Krasniqi” në Prishtinë.

Menjëherë policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen.

Lidhur me rastin është vetdorëzuar një person, e dyshuara N.M., femër.

Aktualisht hetuesit policor, në koordinim me prokurorin e shtetit janë duke punuar për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me këtë rast” tha Ahmeti.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

Del Piero kandidat për federatën italiane

Alessandro del Piero mund të jetë presidenti i ri...

“Këmbëngula që Mitaj të vinte këtu”, ish-trajneri i Francës i thur elozhe: Është shumë i mirë teknikisht

Mario Mita ka zhvilluar një tjetër pataqitje për t’u...